Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Tirana shikon Superioren, ndaj Apolonisë shkëlqen talenti Muçi

Tirana i largohet akoma më shumë purgatorit duke iu afruar rikthimit mes më të mirëve. Bardheblutë mposhtën me goleadë Apoloninë në “Selman Stërnasi” duke realizuar 5 herë në portën e fierakve. 17-vjeçari Ernest Muçi autor i dy golave ishte protagonist i këtij suksesi për kryeqytetasit.

Rezultati ndryshoi shumë shpejt me Grecën që dërgoi në rrjetë sugjerimin e Dajës. Mesfushori në versionin asist-man  dhuroi një tjetër pasim vendimtar,kësaj here për Muçin që dyfishoi shifrat. Talenti i bardhebluve u ngjit edhe një herë në skenë në startin e pjesës së dytë duke konkretizuar dopjetën personale në këtë sfidë. Më pas ishte kapiteni Erando Karabeci që duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes fierake shënoi golin e 4-ët për skuadrën e Ze Marias.

Apolonia një minutë nga fundi i kohës së rregullt gjeti golin e flamurit me anë të kapitenit 35-vjeçar Amarildo Dimo, megjithatë festivali i realizimieve nuk përfundoi pasi Bedri Greca i fiskoi shifrat përfundimtare në 5-1 . Fitorja e 3-të rradhazi në këtë fazë të fundit për Tiranën që e dërgon sërish në +7 diferencën me Bylisin e vendit të dytë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...