Lajme

“Tirana Open Air”, dhurata e aeronautikës për ditën e verës

Një eveniment unikal do të zhvillohet në Tiranë me rastin e ditës së verës. Federata shqiptare e aeronautikës në bashkëpunim me Bashkinë e kryeqytetit ka organizuar eventin “Tirana Open Air” ku për herë të parë në Shqipëri do të jetë një ndër pilotët më spektakolarë, Martin Sonka. I njohur në mbarë botën për aftesinë e tij të vecantë në pilotimin akroabtik të avionëve, çeku është një ndër pilotët ekstrem më të vlerësuar.40-vjeçari ka fituar një sërë çmimesh ndërkombëtare dhe renditet i dyti  në klasifikimin e pergjithshëm të pilotëve ekstrem.

Ditën e Verës në shehin Skënderbej të gjithë qytetaret e Tiranës dhe jo vetëm do kenë mundësinë të përjetojnë drejtpërdrejtë emocionet dhe magjitë që Sonka është i aftë të dhurojë me shoë-n impresionues në qiellin e kryeqytetit.

Sonka sapo mberriti në vendin tonë u shpreh se e konsideron një nder dhe privilegj që ndodhet në Shqipëri dhe do të përfromojë për publikun shqiptar.

Ndërkohë që në këtë ditë festive do të ketë edhe fluturime të organziuara nga Federeata Shqiptare e Aeronautikës, por edhe aktivitete të ndryshme argëtuese për të gjithë qytetarët.

To Top