Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Tirana humbet derbin, Ze Maria: Ishte miqësore

Tirana ka harruar të fitojë një ndeshje derbi, edhe kur bëhet fjalë për një miqësore dhe mbi të gjitha me Dinamon që prej vitesh dergjet në ujëra të turbullta duke i besuar të rinjve. Në testin miqësor ditën kur mësuan dhe kalendarin e sezonit të ri për kategorinë e parë, skuadrat u paraqitën ndryshe nga njëra tjetra. Tirana që shihet si pretendente absolute për tu rikthyer në superiore caloi gjatë të gjithë lojës për të shkuar në portën kudnërshtare, ndërsa Dinamo që sheh si objektiv mbijetesën u duk më kompakte dhe agresive. Blutë triumfuan falë golit klasik të ishit, me Mirel Cotën që finalizon kundërsulmin vrasës pas një aksioni ku Tirana ishte shumë pranë finalizimit. Bardheblutë vuajtën në lojë mungesën e Merveille që ishte në krahë të presidentit Halili në tribunë pas transferimit të tij tek Getafe. Kënaqësia e rezultatit por mbi të gjitha e lojës së shfaqur shihet në sytë e trajnerit të Dinamos Igli Allmuca, që gjithsesi qëndron me këmbë në tokë për të shuar notat e euforisë pas paraqitjeve të mirë në dy miqësoret, ndaj Kukësit dhe pikërisht në derbi.

“Kemi bërë një paraqitje të mirë dhe normalisht nga emri që kemi jemi dy skuadra që luftojnë për të kaluar në superiore. Megjithatë ne kemi një projekt me djem të rinj dhe shrpesojmë të ecim më tej. Objektivat do ti shohim ndeshje pas ndeshje.”

Pavarësisht se skuadra caloi në lojë, trajneri i Tiranës braziliani Ze Maria nuk u duk shumë i shqetësuar, duke evidentuar që skuadra do të jetë gati për Superkupën dhe kampionatin.

“Jemi në fazë përgatitore dhe këmbët nuk përgjigjen si duhet. Është vetëm ndeshja e dytë miqësore. Ne duhet të fitojmë kampionatin dhe jo këto ndeshje. Sigurisht që duhet të mësojmë nga gabimet tona por kemi kohë deri në ndeshjet zyrtare. Është një epokë e re dhe lojtarët po mësojnë gjëra të reja dhe është normale që të mos jemi në 100%. Disa lojtarëve u mungon besimi dhe këtë duhet të fitojnë. E rëndësishme është që skuadra të jetë gati për Superkupë dhe kampionatin.”

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...