Kupa e Shqiperise

Tirana ‘hakmerret’ ndaj Vllaznisë

Tirana ka arritur të ‘hakmerret’ ndaj Vllaznisë, duke e mposhtur me rezultatin e pastër 2-0, në takimin e vlefshëm për Kupën e Shqipërisë, në ‘Selman Stërmasi’. Në klasiken e futbollit shqiptar, bardheblutë arritën të dominonin, ndërsa në pjesën e dytë gjetën 2 herë rrjetën dhe tani janë shumë pranë kualifikimin.

Pjesa e parë ishte disi më e ekuilibruar, me skuadrën e Ze Marias që ishte më e qartë në aksionet e saj sulmuese, ndërsa shkodranët kërkonin të rrezikonin nëpërmjet kundërsulmeve të shpejta.

Në pjesën e dytë, djemtë e Gjokës filluan të ndjejnë lodhjen, pasi luanin takimin e 3-të brenda javës dhe si rrjedhojë humbën terren ndaj bardhebluve. Nga ana tjetër, Tirana rriti presionin dhe arriti të gjejë golin me sulmuesin Bedri Greca, në minutën e 68’, pas një aksioni të bukur të nigerianit Ngo. Pak minuta më vonë, ishte mbrojtësi brazilian Uellison, që mposhti portierin Sherri me kokë, pas një krosimi nga këndi i Karabecit.

Kështu, pasi Vllaznia e çoi një kategori më poshtë, në takimin e fundit të sezonit të kaluar, këtë herë Tirana është shumë pranë nxjerrjes jashtë Kupës së Republikës, të shkodranëve.

To Top