Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Tirana frenohet në fund, vetëm barazim në “finalen” me Bylisin

Mund dhe duhej të ishte fitore, megjithatë edhe pika e marrë është tepër e vyer për Tiranën. Bardheblutë barazuan 1-1 në fushën e Bylisit, rivalëve direkt për fitimin e Grupit B në Kategorinë e Parë dhe ngjitjen në elitë.

Goli i realizuar nga Junus Sentamu në minutat shtesë të pjesës së parë të ndeshjes mbeti në fuqi deri në çastet e fundit. Por, në momentin kur u duk se gjithçka përfundoi, mallakastriotët barazuan shifrat me 11-metërshin e shndërruar në gol nga Shoshi.

Barazimi bën që asgjë të mos ndryshojë në luftën për të fituar grupin. Tirana mbetet në krye me 41 pikë, 7 më tepër se ndjekësit e vendit të dytë, me diferencën që gjithsesi rrezikon të ngushtohet sepse Bylisi do të luajë edhe ndeshjen e prapambetur me Shënkollin dhe ka shanset të rihapë garën.

GRUPI B KLASIFIKIMI
1. TIRANA 41
2. BYLIS 34
3. APOLONIA 29
4. POGRADECI 24
5. TOMORI 23
6. ILIRIA 22
7. SHËNKOLLI 20
8. TURBINA 12
9. SHKUMBINI 12
10. NAFTËTARI 8

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...