Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

Tirana Challenge, mega-turneu me 500 sportistë në Taekwondo

Një turne ndërkombëtar si ata që rrallë shihen të organizohen në vendin tonë. “Tirana Challenge” ishte aktiviteti që mblodhi 500 sportistë nga nëntë shtete të ndryshme në kryeqytet. Garuesit nga Shqipëria, Kosova, Gjermania, Italia apo Mali i Zi e Greqia konkurruan në të gjitha moshat dhe kategoritë e ndara sipas rripave të mjeshtërisë në zotërimin e kësaj disipline.

E jashtëzakonshme të shihje impenjimin dhe shpirtin luftarak të shfaqur nga më të vegjlit dhe lumturinë në momentin e vlerësimit me medalje, por edhe cilësinë e dueleve tek më të rriturit. Aktiviteti në të cilin ishin të pranishëm krerët e Komitetit Olimpik Shqiptar dhe Federatës Shqiptare të Taekwondo, u cilësua një sukses nga organizatori, mjeshtëri Julian Caca.

Pjesëmarrja masive në turneun ndërkombëtar “Tirana Challenge” konfirmoi edhe një herë përhapjen masive të disiplinës së Taekwondo tek fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri, si një mënyrë për të praktikuar sportin duke mësuar disiplinën dhe vetëmbrojtjen.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...