Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tirana barazon edhe në miqësoren e tretë ndaj bullgarëve të Cherno More

Tirana e mbyll pa humbje fazën përgatitore në Antalia. Skuadra e drejtuar nga Ze Maria barazoi edhe përballë Cherno More, skuadër e Superligës bullgare. Miqësorja e tretë dhe e fundit në tokën turke përfundoi 0-0, me bardheblutë që iu afruan rrezikshëm portës kundërshtare në disa raste. Në formacionin titullar Santamu e Greca ishin në mbështetje të sulmuesit Ngoo, me kryeqytetasit që ishin mjaft të rrezikshëm edhe pas aktivizimit të blerjes më të re, Maguna. Mesfushori kenian tregoi menjëherë kualitet, duke i krijuar mjaft probleme kundërshtarëve dhe konfirmoi se është një investim i rëndësishëm për klubin, duke rritur cilësinë e skuadrës.

Barazimi përballë Cherno More ishte i treti për Tiranën gjatë mini-fazës përgatitore në Antalia. Më parë të besuarit e Ze Marias barazuan 1-1 me kazakët e Tobol dhe 2-2 ndaj ekipit të Premierligës ruse, Khabarovsk. Në këtë mënyrë bardheblutë mbeten të pamposhtur, me skuadrën që do ti mbyllë përgatitjet e dimrit këtë të enjte, më 25 janar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...