Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Thyen këmbën, ja pamjet horror të dëmtimit të Hayward

Fati i keq e përndjek që në start. Vetëm 6 minuta luajti Gordon Hayward në ndeshjen mes Cleveland dhe Boston, sepse pas 6 minutash mbi parket, ylli i Celtics pësoi një dëmtim “horror” që e detyron ti thotë lamtumirë pa e nisur ende këtë sezon. Gordon Hayward ra keq pas një dyluftimi për topin me Lebron James, duke thyer këmbën e majtë.

Fillimisht stafi mjekësor i Bostonit deklaroi se Hayward kishte pësuar frakturë në gju por më pas u vërtetua se 27-vjeçari nga Indianapolis i cili këtë verë bëri hapin e madh në karrierë duke u transferuar nga Utah Jazz te Boston Celtics kishte thyer këmbën e majtë. Se sa kohë do ta zgjasë riaftësimi i tij nuk dihet, me skuadrën më të titulluar të NBA që humbet pa nisur mirë sezoni i ri i NBA një nga basketbollistët e saj më të mirë.

https://www.youtube.com/watch?v=ZTY_4U_X9lc

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...