Ligue 1

Thiago Motta ‘var këpucët në gozhdë’, por mbetet te PSG-ja

Bashkë me festën për titullin kampion, tifozët e PSG-së përshëndetën për herë të fundit Thiago Mottën, i cili vendosi që të tërhiqej nga futbolli i luajtur pas 510 ndeshjeve të zhvilluara në karrierë, me 40 gola të shënuara.

Në moshën 36-vjeçare, braziliani i natyralizuar si italian “vari këpucët në gozhdë”, por ai nuk do të largohet nga transalpinët. Në fakt, Thiago Motta do të drejtojë skuadrën e U19-s të Parisit.

Pas ndeshjes së fundit të kampionatit, mesfushorit iu dedikua një “standing ovation” i madh nga ana e të pranishmëve në stadium, ndërkohë që klubi i përgatiti një video përshëndetëse, ku nuk kanë munguar mesazhet e ardhura nga trajnerë e futbollistë të ndryshëm.

To Top