Premier League

Theo Walcott drejt huazimit, e kërkojnë disa skuadra

Theo Walcott nuk po gjen shumë hapësira në formacionin e trajnerit të Arsenalit, Arsen Wenger, ndaj po studion mundësinë e largimit në huazim, për të luajtur rregullisht, në prag të botërorit ‘Rusi 2018’.

Mesfushori anglez ka qenë një titullar i padiskutueshëm në sezonet e fundit, por ndryshimi i skemës nga ana e trajnerit të londinezëve, nga 4-3-3, në 3-5-2, ka bërë që të mos ketë vend për të në formacion.

Edhe vetë drejtuesit e Arsenalit kanë pranuar huazimin 6-mujon të Walcott, ndërsa menjëherë kanë trokitur disa klube, që interesohen për shërbimet e tij. Kështu Southamptonit dhe West Hamit i është shtuar edhe konkurrenca e Evertonit, në garën për të marrë në huazim mesfushorin anglez.

To Top