Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Teuta – Skënderbeu, korçarët duan të vetëm kreun

Java e shtatë e Kategorisë Superiore mbyllet këtë të hënë me sfidën e “Niko Dovanës”, Teuta – Skënderbeu. Një 90-minutësh shumë interesant dhe i paparashikueshëm për historinë e përplasjes së këtyre dy skuadrave, por edhe për situatën ku ndodhen në këto momente. Teuta, e cila e nisi mjaft mirë sezonin, ka grumbulluar vetëm një pikë në katër ndeshjet e fundit, por edhe kalendarin e ka patur shumë të vështirë, pasi dy disfatat e fundit i ka marrë ndaj Partizanit dhe Kukësit. Formacioni i Maganit duhet të bëjë patjetër kthesen e t’u kthehet objektivave për një vend në Kupat e Europës.

Nga ana tjetër Skënderbeu, skuadra më në formë e Kategorisë Superiore, vjen pas një barazimi 1-1 në “Elbasan Arena” ndaj Partizanit të Beogradit në Europa League, ndërsa është barazuar me pikë nga Kukësi. Skuadra e Ilir Dajës duhet të përballojë një ngarkesë më të lartë fizike se kundërshtarët, por edhe mungesat e shumta për arsye dëmtimesh. Për ekipin korcar nuk do të jenë në dispozicion Sahiti, Radas, Nimaga, Gavazaj dhe Nespor. Megjithatë Skënderbeu ka një organikë të pasur dhe eksperiencën e duhur për ta kaluar edhe këtë pengesë serioze në “Niko Dovana”. Takimi do të nisë në orën 17:00 dhe si gjithmonë do të transmetohet në SuperSport.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...