Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Teuta përforcohet, rikthen Nijaz Lenën

Teuta godet në merkato.Djemtë e Detit kanë arritur marrëveshjen me Nijaz Lenën i cili rikthehet kështu te Teuta pas një sezoni. Vetëm 1 ditë pasi i përfundoi kontrata me Kukësin, Lena firmosi për 2 vite me skuadrën durrsake, të paktën nëse i referohemi asaj që pretendon lojtari sepse sipas drejtuesve të kampionëve  të Shqipërisë, mesfushori 31-vjecar ka edhe një vit tjetër kontratë me verilindorët. Me shumë mundesi do te jete dhoma e zgjidhjes së konflikteve në Federatën Shqiptare të Futbollit qe do te jape zgjidhje per kete “konflikt” megjithatë për momentin Nijaz Lena mund të konsiderohet futbollisti më i ri i Teutës, skuadër tek e cila luajti në gjysmën e dytë të sezonit 2015-2016.  Rikthimi i Lenës ishte një dëshirë e trajnerit Gugash Magani pasi ka qenë pikërisht trajneri peqinas ai që ka sjellë mesfushorin në Shqipëri në vitin 2010-të kur ishte pjesë e Flamurtarit me Lenën që la Maqedoninë për të vijuar aventurën e tij në Vlorë duke qëndruar për plot 5 vite e gjysmë te kuqezinjtë. Pasi fitoi titullin kampion me Kukësin, Lena vendosi të largohet nga verilindorët për tu shndërruar në liderin e ri të mesfushës së Teutës, me trajnerin Magani që është gati ti dorëzojë mesfushorit shqiptar nga Maqedonia, celësat e kabinës së regjisë. Mbetet për tu parë se cili do të jetë reagimi i klubit të Kukësit që pretendon se Lena është ende një lojtar i verilindorëve. Gjithsesi tifozët durrsakë për momentin duhet ti gëzohen rikthimit të Nijaz Lenës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...