Miqesore

Teuta humbet miqësoren e parë me autogolin e Gjorgjievskit

Teuta humbet testin e parë në Antalia. Miqësorja me Slováckon përfundoi 1-0 në favor të ekipit çek, ku vendimtar ishte autogoli i mbrojtësit Gjorgjievski.Pas një pjese të parë më të mirë, ku Teuta dominoi në fushë dhe arriti të vendoste në vështirësi kundërshtarët, menjëherë pas pushimit ndërmjet pjesëve u regjistrua edhe gabimi i 25-vjeçarit nga Maqedonia, i afruar vetëm përpara pak ditësh në skuadër.

Në tentativën për të larguar nga harkim nga krahët, Gjorgjievski e devijoi topin drejt portës së tij, duke nxjerrë jashtë loje portierin. Ai epiosod vendosi ndeshjen, ndërsa pas minutës së 65-të, trajneri Nica i dha mundësi të gjithë futbollistëve që të luanin, për të vlerësuar gjendjen e grupit.Sipas planit të përcaktuar për mini-fazën 12 ditore, Teuta do të qendrojë në Antalia deri në datën 21 Janar, me drejtuesit e klubit që kanë planifikuar edhe një tjetër miqësore për ti dhënë mundësi blerjeve të reja të ambientohen me grupin dhe që idetë e trajnerit Nica të implementohen në lojën e skuadrës.

To Top

Njoftim

DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende një dekoder apo modul të vjetër Tokësor SD, se duhet ta ndrrojnë patjetër me dekoder flyBOX ose T2 HD. E përfitoni falas me abonim Familjar ose Premium 12 mujor.

Pas proçesit të kalimit në T2, abonentët e tjerë me dekodera Tokësorë HD ose flyBOX, duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të kanaleve.DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë dekoder Tokësor HD ose flyBOX, dhe ju shfaqen probleme me sinjalin apo listimin e kanaleve, se duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të tyre.