Kategoria Superiore

Teuta blen dy mbrojtës, afrohen Bilali dhe Mustafov

Goditje e dyfishtë e Teutës në merkato.  Drejtuesit e klubit durrsak nuk ndalen në transferimet e futbollistëve. Vetëm pak ditë më parë ata zyrtarizuan ardhjen e Bojan Gjorgievski, ndërkohë që listës tashmë i bashkohen edhe dy elementë të tjerë.  I pari është  Burhan Mustafov. Mbrojtës i krahut të djathtë. 23-vjeçari më herët është aktivizuar në kampionatin maqedonas tek skuadra e Pobeda Prilep, ndërkohë që shumë shpejt ai do të nisë punën e tij me “Djemtë e Detit”. Ndërkohë goditja e dytë është Amir Bilali. Qëndërmbrojtësi është një njohje e vjetër e kampionatit shqiptar sepse në sezonin 2016-2017 ai ka qënë pjesë e skuadrës së Bylisit, ku në 35 takime të luajtura ka shënuar 2 gola. Momentalisht ai aktivizohej në kampionatin maqedonas tek skuadra e Rabotnički. Kjo është goditja e tretë e skuadrës së Teutës në merkato dhe ajo cka bie në sy është fakti se të tre futbollistët e afruar i përkasin repartit të prapavijës, çka tregon qartë dëshirën për ta përforcuar sa më shumë këtë repart.

To Top