Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Tërhiqet Wladimir Klitschko, nuk ka revansh me Joshua

Në moshën 41-vjeçare, Wladimir Klitschko tërhiqet nga bota e boksit. Dy herë kampioni i botës në peshat e rënda e njoftoi vendimin nëpërmjet një deklarate në faqen e tij zyrtare në YouTube. “Kërkova pak javë kohë përpara se të vendosja. Ishte e nevojshme të kalonte pak kohë pas humbjes në Ëembley. Kam arritur të gjithë objektivat që ëndërroja, si në boksin amator, ashtu edhe në atë profesionist. Tani dëshiroj të nis një jetë të re pas sportit”, ishin fjalët e Wladimir Klitschkos.

Lajmi bëri menjëherë bujë, aq sa nga klikimet e shumta faqja ishte për pak kohë e padisponueshme. Në mesazhin publik, kampioni ukrainas u shpreh i lumtur për gjithçka kishte arritur.

“Nuk e imagjinoja kurrë që do të kisha një karierë kaq të gjatë dhe të suksesshme. Jam shumë mirënjohës për këtë fakt”, tha ai, duke falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur, “në veçanti famijlen, skuadrën dhe tifozët”.

Me vendimin për tu tërhequr nga boksi, Wladimir Klitschko hoqi doorë nga sfida për titullin me Anthony Joshua, që në muajin Prill e mposhti me “knock out” teknik në raundin e 11-të. Revanshi ishte parashikuar të zhvillohej më 11 Nëntor në Las Vegas. Klitschko e mbyll karrierën e jashtëzakonshme si boksier profesionist me 64 fitore dhe 5 humbje. Gjigandi ukrainas ka fituar medaljen e artë olimpike, ndërsa ka qenë kampion i brezave WBA, IBF, WBO e IBO në peshat e rënda.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...