Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Tërhiqet Chung, Federer siguron finalen e Australian Open

Roger Federer siguron finalen e Australian Open me vetëm një set të fituar ndaj koreanit Chung. Në fakt, kjo përballje gjysmëfinale nuk përfundoi, pasi kundërshtari i zvicëranit u tërhoq në setin e dytë për shkak të një dëmtimi.

37-vjeçari dominoi në setin e parë ndaj numrit 58 në botë, duke e mposhtur lehtësisht 6-1, ndërsa në setin e dytë udhëhiqte 5-2 kur Chung njëftoi tërheqjen përfundimtare për shkak të problemeve fizike.  Federer do të përballet në finale me kroatit Marin Cilic, që një ditë më parë eliminoi britanikun Edmund.

Për Federer kjo është hera e shtatë në karrierë që do të luajë sfidën vendimtare për titullin në Australian Open dhe finalja e 30-të në karrierë në turnetë e Grand Slam-it. Ndërkohë, të shtunën, më 27 Janar, do të luhet edhe finalja e femrave në turneun australian, që do të vendosë përballë danezen Caroline Wozniacki me rumunen Simona Halep. Dy tenistet u kualifikuan pas fitoreve respektive me Elise Mertens dhe Angelique Kerber.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...