Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Tentativa e fundit e Juves, për të vijuar ëndrrën (Foto+Video)

Juventusi i shkoi shumë pranë një përmbysjeje spektakolare në Madrid, ku po fitonte 0-3, por kur ndeshja po i drejtohej kohës shtesë, arbitri Michael Oliver akordoi një 11-metërsh në favor të Realit.

Bardhezinjtë, me në krye portierin dhe kapitenin Gigi Buffon, rrethuan arbitrin anglez, duke i kërkuar llogari për penalltinë e akorduar, por kur kuptuan se vendimi nuk mund të kthehej pas, tentuan kartën e fundit për të qëndruar në lojë.

Disa futbollistë me bluzë të verdhë u afruan te pika e penalltisë dhe tentuan të dëmtonin atë pjesë të fushës, me shpresën se kjo do të ndikonte në goditjen e Ronaldos, në momentin vendimtar.

Fillimisht Khedira, më pas Pjaniç e Chiellini, dhe në fund portieri i sapofutur, polaku Szczesny, që tentoi të ‘thellojë gropën’ e nisur nga shokët e tij të skuadrës.

Gjithsesi personi që fitoi 11-metërshin, Lucas Vasquez qëndroi pranë për të rregulluar dëmet e bardhezinjve, ndërsa Ronaldo preferoi të qëndronte larg kaosit, për t’u qetësuar para ekzekutimit të penalltisë që solli kualifikimin e madrilenëve në gjysmëfinale.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...