Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Tenisi në zi, ndërron jetë ish-numri 2 i botës, Jana Novotna

Tenisi i femrave humbet një nga emrat më të lavdishëm të këtij sporti. Çekja Jana Novotna mbylli sytë për herë të fundit në moshën 49-vjeçare pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit. Lajmin e bënë të ditur familjarët e ish-numrit 2 të botës, që shtojnë se ajo ndërroi jetë praninë e familjarëve të saj në Çeki. Një lajm vërtet i trishtë për botën e sportit, edhe pse ashtu, si në fushë, Novotna luftoi deri në fund, por nuk arriti ta fitonte ndeshjen më të vështirë të jetës së saj. 49-vjeçarja ka një palmares të pasur në sportin e tenisit, pasi ka arritur të triumfojë në grand slamin e vitit 1988 në Wimbledon, ndërsa në Olimpiadën e Seulit, 10 vjet më parë, ajo fitoi medaljen e argjendtë, pa harruar dhe një bronzi në “Atlanta 1996”. Gjithmonë në Wimbledon ajo kishte qenë finaliste në vitet 1993 dhe 1997, ku u mund nga dy emra të mëdhenj si Steffi Graf e Martina Hingins. Novotna kishte arritur gjithashtu edhe në finalen e “Australian Open” në vitin 1991, ku u mposht nga amerikania Monica Seles. Gjatë karrierës së saj ajo kishte arritur të ngjitej deri në vendin e dytë të klasifikimit të përgjithshëm WTA, ndërsa në vitin 2005 emri i saj u gdhend në “International tennis hall of fame”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...