Te Tjera

Tenis, Nadal triumfon ndaj Kyrgios në finalen e Pekinit

Rafael Nadal koleksionoi trofeun e 6-të sezonal, teksa mposhti në finalen e turneut të Pekinit Nick Kyrgios, 2-0 me sete, 6-2, 6-1. Numri një në botë hakmerret në këtë mënyrë për disfatën që i shkaktoi australiani në Cincinati.

Për 31-vjecarin kjo ishte fitorja e 61-të gjatë 2017-ës, e arritur pas një dominimi total ndaj kundërshtarit. Asnjë gejm i humbur nga tenisti spanjoll, i cili e theu plot katër herë në shërbim Kyrgios, 2 në cdo set.

Më këtë trofeu të fituar, Nadal siguron vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm, pavarësisht se cfarë do të ndodhë në turnetë e fundvitit.

Nga ana tjetër Kyrgios humbi mundësinë për t’u shndërruar lojtari i vetëm i turneut në avantazh në takimet direkte me Nadal, që pas finales së Pekinit kryeson 3-2 ndaj australianit.

To Top