Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Tenis, Nadal e Federer e nisin mbarë në Shangai

Rafael Nadal e Roger Federer e nisin me këmbën e mbarë Mastersin e Shangait. Në raundin e parë të turneut aziatik, numri 1 në botë në renditjen e përgjithshme kaloi me rezultatin 2-0 me sete (6-2 dhe 6-21) Jared Donaldson, në një sfidë që zgjati vetëm 55 minuta. Spanjolli mori dy gejme me shërbimin e kundërshtarit në në cdo set, pa e vënë në asnjë moment në diskutim suksesin.

Nuk zhgënjen as Federer, që mposhti po 2-0 me sete (7-6 dhe 6-4) Diego Shwartzman, duke vuajtur disi për të avancuar në turin tjetër. Zvicëranit iu desh “tie break” për të ndalur rivalin në setin e parë, ndërsa në të dytin e pati më të lehtë. Në ndeshjet e raundit të parë nuk zhgënjyen as bullgari Grigor Dimitrov, gjermani Alexander Zverev, francezi Gilles Simon apo amerikanët Sam Querrey e John Isner.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...