Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Telenovela ‘Coutinho’, zbardhen ofertat e çmendura të Barçës

Pas largimit të Neymar drejt PSG-së, Barcelona bëri gjithçka për të afruar yllin tjetër brazilian, Philippe Coutinho nga Liverpool. Pavarsisht tentativave të vazhdueshme, “The reds” refuzuan ofertat për yllin e tyre dhe katalanasit u mjaftuan vetëm me afrimin e Dembele nga Borusia Dortmund.

E mail-et e publikuara nga e përditshmja gjermane ‘Der Spiegel’, hedhin dritë mbi ofertën ‘e çmendur’ të katalanasve, ndaj Liverpool, futbollistit dhe menaxherit të tij. Plot 130 milionë euro i janë ofruar ekipit të Klopp, 90 prej të cilave do të paguheshin menjëherë dhe 40 të tjera në formë bonusi pas sezonit të parë. Me 9 shifra ka qenë edhe oferta për yllin brazilian, sepse katalanasit i kanë premtuar plot 115 milionë euro, për një kontratë pesë vjeçare. Por nuk mbaron me kaq, sepse drejtuesit e Barçës i kanë ofruar edhe 10 milionë euro bonus menaxherit të Coutinhos, që negocioi transferimin.

Duket qartë se transferimi i Coutinhos do të kënaqte të katër palët e përfshira, Liverpool-in, Coutinhon, menaxherin e tij dhe ambientin katalanas, por ka qenë drejtuesi i klubit anglez Edwards, ai që ka thënë fjalën e fundit. “Unë, me dashamirësi, do t’ju kërkoja që të mos takoni më Coutinhon, qoftë publikisht apo privatisht… Asnjë shumë e ofruar nuk do të na e ndryshojë vendimin tonë për të mbajtur futbollistin”, shkroi Edwards, në e mail-in drejtuar zyrtarëve katalanas, duke mbyllur përfundimisht mundësinë e transferimit të Coutinhos te Barça, të paktën në merkaton verore.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...