Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Te Milani duhet të presin, Kaka në Kinë te Guizhou Zhicheng

Ricardo Kaka nuk ka ndërmend të tëhiqet nga futbolli, edhe pse vendosi të mos e rinovojë kontratën me Orlando City-n në MLS. Braziliani me shumë mundësi do të fluturojë drejt Kinës, ku e pret një ofertë e parezistueshme financiare. Mund të quhet e kryer marrëveshja për një sezon me Guizhou Hengfeng Zhicheng, skuadër që drejtohet nga Gregorio Manzano, trajneri spanjoll, që në La Liga ka drejtuar ekipe të rëndësishme si Atletico Madrid dhe Sevilla. Pjesë e kësaj skuadre janë edhe emra të tjerë të njohur në futbollin europian, si Mario Suarez dhe Ruben Castro.Te Milani, ku e prisnin për të marrë një rol drejtuesi, duhet ende të presin për rikthimin e brazialinit, që duket se ka ende për të dhënë në fushën e blertë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...