Futboll

Tatimet kontroll klubeve përpara zgjedhjeve në FSHF

Drejtoria e Përgjjthshme e Tatimeve ka njoftuar kontroll mbi një numër te konsiderueshëm klubesh futbolli të të gjjtha kategorive në Shqipëri. Një lajm jo edhe aq i parëndesishëm, duke patur parasysh që periudha e kontrollit përkon me fushatën e zgjedhjeve për Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit. Kontrolli daton nga 22 Janari deri më 7 Shkurt, datë që përkon me zgjedhjet në federatë. A ka të bëjë apo jo ky kontroll me zgjedhjet, kjo mbetet për tu parë, por një pjesë e opinionit mendon se ky aktivizim i tatimeve mund të ketë ndikim në garë, sepse kandidimi i Bashkim Finos nga poltika mund ti turbullojë gjërat. Subjekt i kontrollit janë dhe klube elitare si Skënderbeu e Partizani në Kategorinë Superiore. Kontrollit do ti nënshtrohen edhe shoqata sportive dhe klube të Kategorisë së Parë dhe të Dytë, të gjthë anëtarë me të drejtë vote për zgjedhjet e FSHF.

Dhe që futbolli në Shqipëri ka probleme me tatimet kjo nuk është një befasi. Përpara një viti Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikoi rreth 20,000 subjektet që janë borxhli ndaj shtetit, mes të cilave kishte një numër të konsiderueshëm klubesh. Sipas pasqyrës së Janarit 2017, disa klube figuronin të bllokuar, sipas një ndarje në tre kategori. Ato që nuk mund të bënin ndryshime në dokumentacionin e aksionerëve, administratorëve e kështu me radhë. Kategoria e dytë lidhej me klubet të cilave u janë bllokuar të gjitha llogaritë, duke i bërë të pamundura transaksionet bankare, për pagesa apo shpenzime, ndërsa në kategorinë e tretë ishin ato klube, asetet e të cilave janë bllokuar dhe që ishin hipotekuar si barrë siguracioni nga shteti. Sipas raportit të vitit të kaluar, thuajse 30 për qind e klubeve shqiptare të Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë kanë borxhe te tatimet.

 

 

KONTROLLI                             LISTA E KLUBEVE

 

Klubi i Futbollit “Apollonia” sh.a.

 

Klubi i Futbollit “Albpetrol”

 

Klubi i Futbollit “Adriatiku Mamurras”

 

KF Burreli sh.p.k

 

Futboll Club “Besa”

 

Klubi i Futbollit “Besëlidhja”

 

Klubi i futbollit “Butrinti”

 

K.F Delvina

 

Klubi i Futbollit “Luz i Vogël 2008”

 

Klubi i Futbollit “Teuta”

 

Minifutboll “FS Teuta”

 

Klubi i Futbollit “Turbina”

 

Klub Futbolli “Shkumbini”

 

Shoqata e Futbollit “Pepa”

 

Klubi i Futbollit “Sopoti” sh.a

 

Klub Sportiv “Luftëtari”

 

Klub Futbolli “Lushnja 1930”

 

Futboll Klub “Tepelena”

 

Klubi i Futbollit “Skënderbeu”

 

Klubi i Futbollit “Laçi”

 

Shoqata e Futbollit “Besëlidhja”

 

Shoqata e Futbollit “FK Shënkolli Lezhë”

 

Klubi i Futbollit “Vllaznia”

 

Partizani sh.a

To Top

Njoftim

DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende një dekoder apo modul të vjetër Tokësor SD, se duhet ta ndrrojnë patjetër me dekoder flyBOX ose T2 HD. E përfitoni falas me abonim Familjar ose Premium 12 mujor.

Pas proçesit të kalimit në T2, abonentët e tjerë me dekodera Tokësorë HD ose flyBOX, duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të kanaleve.DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë dekoder Tokësor HD ose flyBOX, dhe ju shfaqen probleme me sinjalin apo listimin e kanaleve, se duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të tyre.