Kombetare

Tashmë pritet debutimi në kombëtare, Abazaj grumbullohet nga Shqipëria për 2 miqësoret

5 muajt e parë të vitit 2018-të kanë qenë me të vërtetë specialë për Kristal Abazaj. Fillimisht blerja e kartonit të tij nga ana e Skënderbeut, më pas 2-golëshi ndaj korçarëve në fitoren 2-0 të Luftëtarit ndaj bardhekuqëve në Gjirokastër. Për të ardhur grumbullimi i parë me kombëtaren shqiptare për miqësore ndaj Norvegjisë. Edhe pse nuk debutoi me kuqezinjtë në atë sfidë, Abazaj vazhdoi të spikasë me fanellën e Luftëtarit duke e udhëhequr skuadrën bluzi drejt kualifikimit në Europa League për sezonin e ardhshëm. Falë paraqitjeve me Luftëtarit, Skëndërbeu e shiti atë tek gjigandët belgë të Anderlecht për 750 mijë euro, me Abazajn që firmosi një kontratë 3-vjeçare me skuadrën nga Brukseli. Tashmë i kanë mbetur edhe 2 ndeshje me Luftëtarin për të vulosur kualifikimin në Europë me gjirokastritët. Për t’i bërë një mbyllje sa më spekatkolare këtij sezoni Abazaj përpara se të nisë aventurën e tij me Anderlecht do të ketë mundësinë të debutojë edhe kombëtareën shqiptare. 21-vjeçari nga Tropoja ka marë ftesë nga trajneri i kuqezinjëve Panucci për 2 miqësoret e radhës ndaj Kosovës dhe Ukrainës që do të zhvillohen në Zvicër në fund të majit dhe në fillim të qershorit dhe këtë herë debutimi i Abazajt me Shqipërinë është thuajse i sigurtë. Grumbullimi i Abazajt në kombëtaren shqiptare për 2 miqësoret e radhës është konfrimuar nga klubi i Luftëtarit në faqen zyrtare.

To Top