Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Tare pranë rinovimit: Dështimi i vetëm? Edison Cavani

Rrëfehet Igli Tare: Goditjet më të bukura dhe më të vështira në merkato
Rrëfehet Igli Tare: Goditjet më të bukura dhe më të vështira në merkato

Jo rastësisht në Itali është zgjedhur drejtori sportiv i vitit. Igli Tare është kryefjala e muajve të fundit në futbollin e vendit fqinj, pasi me një buxhet gati-gati të papërfillshëm, ka arritur të ndërtojë një skuadër të fortë dhe konkurruese.

Në një intervistë dhënë për mediet italiane ai e cilëson një formalitet firmën për rinovimin e kontratës me presidentin e Lazios, Claudio Lotitto, duke theksuar se mes tyre ka pasur përherë besim reciprok dhe kjo është një çështje që nuk e shqetëson aspak.

“Në fillim nuk ka qenë aspak e lehtë, sepse nuk kisha eksperiencë dhe askush nuk besonte tek unë. Merita më e madhe shkon për presidentin që më besoi sepse ai shikonte më larg se të tjerët”, thekson ish sulmuesi shqiptar.

Në vijim ai shton se kanë qenë kritikat ato që e kanë shtyrë të ecë përpara, sepse ka pasur besim që herët a vonë rezultatet e punës së tij do të dukeshin.

“Goditja më e madhe? Padyshim Milinkoviç. Jo vetëm sepse është një nga talentet më të mëdhenj të ditëve të sotme, por edhe sepse arrita ta bëja të mbante fjalën që më dha që në fillim. Ndërsa dështimi më i madh, nëse kështu mund ta quajmë, mbetet Cavani sepse shumë vite më parë mund të transferohej nga Palermo te Lazio. Kjo është skuadra më e fortë që kam ndërtuar në 10 vitet e fundit, por duhet të vazhdojmë punën për të arritur objektivat”, përfundon Tare.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...