Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Tare e pranon, dështon rinovimi me De vrij

Igli Tare, pak minuta para fillimit të sfidës me Veronën, ku Lazio triumfoi me rezultatin 2-0 dha edhe një lajm jo të mirë për lacialët.

Drejtori Sportiv i bardhekaltërve njoftoi dështimin e bisedimeve për rinovimin me qendërmbrojtësin holandez, Stephan De Vrij, ndërsa theksoi se këto janë muajt e fundit të tij me Lazion.

“Dua të njoftoj se ne e kemi tërhequr pas propozimin tonë për rinovim me De Vrij, duke u larguar nga tryeza e bisedimeve. Pritëm shumë në një përgjigje nga ana e tij dhe tani vendosëm të tërhiqemi. Falënderojmë De Vrij për atë që ka dhënë për Lazion deri tani dhe për atë që do të japë deri në fund të sezonit, sepse më pas rrugët tona do të ndahen”, u shpreh Igli Tare.

Për mbrojtësin holandez ka disa oferta nga klube të ndryshme europiane, por mediat italiane flasin për një marrëveshje paraprake mes De Vrij dhe Interit, për një kontratë 5-vjeçare me 3.5 milionë euro në sezon.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...