Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Takim me FSHF-në dhe Policinë e Shtetit, ‘Tifozët kuqezi’ drejt rikthimit

Bojkoti i ndeshjeve të kombëtares nga grupimi “Tifozët Kuqezi” prej më shumë se një viti ka qenë një problem jo i vogël. Kështu që në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit është zhvilluar një takim mes Presidentit Armand Duka, përfaqësuesve të këtij grupimi dhe Policisë së Shtetit.

Në përfundim të këtij takimi, Duka u shpreh i bindur se “Tifozët Kuqezi” do të rikthehen në stadium: “Jemi në një klimë tjetër. “Tifozët Kuqezi” kanë bërë kërkesat e tyre, por unë besoj se do të kthehen në stadium për të mbështetur Kombëtaren. Ky është edhe qëllimi i tyre”.

Shkaku i bojkotit të “Tifozëve Kuqezi” për ndeshjet e kombëtares u bënë masat shumë të rrepta që Policia e Shtetit mori për ndeshjen me Izraelin dhe Presidenti Duka theksoi se edhe në këtë pikë u arrit një akord mes këtij grupimi dhe Policisë.

“Policia e Shtetit premtoi se do të ketë një sjellje korrekte dhe të bazuar në ligj, duke theksuar se do të këtë shumë pak forca policie, për të mos thënë asnjë në tribunën e “Tifozëve Kuqezi”. Sigurisht, kjo edhe duke marrë garancinë se edhe ky grupim do të ketë një sjellje korrekte”, deklaroi Duka.

Për ecurinë e këtyre bisedimeve foli edhe Elton Çela, përfaqësues i grupimit “Tifozët Kuqezi”: “Kemi bojkotuar ndeshjet e kombëtares prej më shumë se një viti. Me FSHF-në dhe Policinë e Shtetit diskutuam për shumë pika, por për një vendim do t’ju njoftojmë në orët e mbrëmjes”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...