Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Takaj: Ndaj Partizanit të Beogradit s’ka vend për nacionalizëm

Tre ditë para ndeshjes së Europa League-s, mes Skënderbetu dhe Partizanit të Beogradit, e programuar për t’u luajtur në “Elbasan Arena”, presidenti i korçarëve, Ardian Takaj ka një mesazh për të gjithë tifozët që do të jenë të pranishëm.

“Është vetëm një ndeshje futbolli dhe si e tillë, natyrisht që nuk ka vend për nacionalizëm. Presim shumë njerëz në stadium, që do të mbështesin ekipin dhe jam o bindur që do të zhvillohet një betejë e bukur, vetëm në aspektin sportive”, tha presidenti i korçarëve.

Ndërkohë Takaj nuk ngurron të bëjë të ditur edhe objektivin e skuadrës në këtë takim, teksa thekson se do të luajnë për fitore.

“Do të kërkojmë të marrim fitoren e parë në këtë edicion të gurpeve në Europa League, pasi i shkuam shumë pranë në ndeshjen ndaj Young Boys. Mendoj se i kemi të gjitha mundësitë për të bërë një ndeshje të bukur dhe për të dalë me 3 pikë nga fusha e lojës”, u shpreh Takaj.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...