Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Takaj: Mund të kalojmë fazën e grupeve

Entuziazmi ka arritur në maksimum tek Skënderbeu, pasi kualifikimi historik në fazën e grupeve të Europa League, duke kaluar 4 ture si asnjë skuadër tjetër më parë, është shoqëruar me një short të favorshëm. I këtij mendimi është presidenti i korcarëve Ardjan Takaj, që menjëherë pas përzierjes së goglave në Monaco, premton për një surprizë akoma më të madhe.

“Ishim në pritje të ndonjë skuadre të madhe, por sho që shorti është i favorshëm për të vijuar më tej. Do synojmë kualfikimin pasi janë ekipe të kalueshme edhe pse ne e kemi arritur objektivin tonë. Ekipet në grup nuk janë më të forta se ato që kemi eleminuar.”

Sigurisht që vëmendja e kujdo shkon tek dueli në transfertë me Partizanin e Beogradit. Udhëtimi i fundit në kryesytetin serb i skuadrës përfaqësuese shqiptare nuk shkoi si duhet, me një ndeshje fati i të cilës u vendos në dyert e gjykatës së arbitrazhit sportiv. Megjithatë presidenti Takaj flet vetëm për futboll.

“Do shkojmë të luajmë futboll kudo, qoftë edhe në Beograd edhe pse dihet vështirësia për të luajtur me ekipet serbe.”

Ndaj Dinamos së Zagrebit stadiumi ishte i mbushur në kapacitet të plotë kjo falë mbështetjes që kanë dhënë të gjitha tifozeritë. Skënderbeu tashmë është kthyer në skuadrën simbol të shqiptarëve dhe kjo ka një arsye sipas presidentit Takaj.

“Shqiptarët janë të uritur për mbrëmje europiane, janë shumë tifoz të flaktë dhe kjo u pa edhe me kombëtaren, ku e skuqën Francën. Ata duan të jetë një ekip shqiptar në futbollin europian, pasi ndjehen të përfaqësuar. Ne e meritojmë të jemi aty.”

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...