Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Takaj: Kemi skuadër të fortë, tani të fitojmë në CAS

Presidenti Ardian Takaj është arkitekti i këtij Skënderbeu, që për nga organizimi ngjan me skuadra të mëdha europiane. Jo më kot korçarët fituan titullin e 7 në 8 sezonet e fundit, ndërsa janë e vetmja skuadër shqiptare që ka marrë pjesë dy herë në fazën e grupeve të Europa Leagues.

Emocione të mëdha, pas një viti vërtetë të ngarkuar për Skënderbeun…
Titulli është gjithmonë një kënaqësi e madhe dhe sjell emocione. Është e vërtetë që këtë vit jemi përballur me shumë emocione pozitive, por edhe negative, që gjithsesi kemi ditur t’i menaxhojmë mirë.

Kur e kuptuat se do të fitonit titullin?
Që në momentin kur kaluam disa raunde për t’u kualifikuar në grupet e Europa Leagues. Pasi eliminuam Dinamon e Zagrebit, kuptuam se jemi shumë të fortë dhe titulli do të ishte i yni.

Ndikoi edhe konkurrenca?
Është e vërtetë që konkurrentët tanë nuk ishin në lartësinë e duhur, pasi kaluan probleme të caktuara, por ajo që bëmë ne, ishte vërtetë për t’u mbajtur mend.

Cilat janë planet për të ardhmen?
Ne kemi një projekt për të mos fituar spontanisht, por për të qenë të organizuar dhe për të qenë gjithmonë aty, duke luftuar për titullin kampion dhe për të shkuar sa më larg në Europë.

Më shumë keqardhje për Vllazninë sot, apo për Tiranën sezonin e kaluar?
Keqardhje shumë e madhe për të dyja, por ky ka qenë verdikti i kampionatit. Kamza ka merituar të qëndrojë në Superiore dhe ia doli. Vllaznia nga ana tjetër, pati probleme dhe nuk e nxori askush jashtë, pro impenjimi dhe organizimi i vet. Ka keqardhje sepse kemi të bëjmë me ekipe me traditë të madhe në kampionatin shqiptar, por kampionati është i pamëshirshëm dhe të gjithë do marrin atë që kanë dhënë.

Kemi ndonjë lajm nga Europa?
Vëmendja kryesore e jona është te CAS-i tashmë. Kemi përgatitur dosjen dhe nesër e bëjmë dorëzimin pranë atij organi. Kërkesa e parë është për pezullimin e vendimit, deri në momentin që CAS të gjykojë çështjen, gjë që merr shumë kohë. Besojmë se do të luajmë në Europë, pasi po gjykohemi për histori të vjetra.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...