Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Surprizon Skënderbeu, firmos me Emiljano Vilën

Emiljano Vila është i Skënderbeut. Gjen sistemimin e dëshiruar edhe mesfushori i Partizanit i lënë jashtë listës për pjesën e mbetur të sezonit nga klubi i kuq. Mesfushori ka arritur akordin me skuadrën korçare ku do të vihet që këtë të premte nën urdhërat e trajnerit Ilir Daja që do të ketë një opsion më tepër në skuadër për pjesën e mbetur të sezonit. 29 vjeçari përforcon në këtë mënyrë një konkurent direkt të Partizanit, ku u konsiderua i panevojshëm për vazhdimin e projektit pavarësisht se këtë sezon ka luajtur 14 ndeshje në kampionat me të kuqtë. Për Skënderbeun padyshim është një rast i shfrytëzuar duke qenë se përfiton shërbimet e një futbollisti me shumë eksperiencë në kampionatin shqiptar. Në kampin korçar kryqëzojnë gishtat për një rast analog me atë të Gjergji Muzakës, futbollistit që u konsiderua se i kishte fikur motorët te Tirana, por që i rindezi fuqishëm në Korçë ku po përjeton një rini të dytë këtë sezon me Skënderbeun.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...