Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Surprizë e Drenicës, mposht 0-2 Prishtinën, fiton edhe Flamurtari

Drenica bën surprizën e madhe në javën e 15-të të Vala Superligës së Kovës, pasi mposhti 0-2 Prishtinën në transfertë. Skuadra e Mirel Josës, pavarësisht volumit të madh të lojës, nuk arriti të shënontë qoftë një gol, ndërsa u ndëshkua në dy raste nga kundërshtarët. Abazi dhe Hamiti ishin dy autorët e golave për skuadrën mike, që me këtë sukses barazon Trepcën 89 në renditjen e përgjithshme. Për Prishtinën kjo ishte humbja e dytë radhazi dhe e katërta sezonale.

Me rezultatin 3-1 Flamurtari iu imponua Besës së Pejës, që për shkak të problemeve të mëdha financiare po luan me lojtarë të rinj. Ndërkohë përballja mes Vëllaznimit dhe Gjilanit u mbyll në barazim pa gola.

 

E premte

Prishtina – Drenica                0-2

Vëllaznimi – Gjilani                0-0

Flamurtari – Besa Pejë           3-1

E shtunë (13:00)

Drita – Liria

Llapi – Feronikeli

Trepca 89 – Vllaznia Pozheran

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...