Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Superliga në shifra, Flamurtari rekordmen i barazimeve

Kampionati uli siparin, duke dhënë edhe verdiktin e fundit, me Vllazninë që bie nga kategoria. Një sezon i dominuar nga Skënderbeu, që, praktikisht, çështjen e titullit e kishte mbyllur kohë më parë. 22 fitoret e këtij kampionati u dhanë korçarëve titullin e 8 në histori, edhe pse në 6 javët e fundit janë regjistruar 5 humbje, rezultate që në asnjë moment nuk e cënuan objektivin.

Me golashënuesin më të mirë të kampionatit në përbërje, Skënderbeu rezulton edhe sulmi më i mirë, ndërkohë që javët e fundit rezultuan fatale për të fituar dhe statusin e mbrojtjes më të mirë. Status, që në përfundim të javës së 36-të, mbahet nga dy skuadra, Flamurtari dhe Luftëtari, që kanë pësuar në total 37 gola, diçka më shumë se një gol i pësuar për ndeshje.

Kampionët kanë regjistruar më pak humbje, 8, ndërkohë që rekordin e barazimeve e mban Flamurtari me 13 të tillë. Sulmin dhe mbrojtjen më të dobët e ka Lushnja, që edhe këtë sezon nuk la gjurmë në elitën e futbollit shqiptar. Një sezon i mrekullueshëm konsiderohet për Luftëtarin, që siguroi pjesëmarrjen për herë të parë në Europë, ndërsa Vllaznia duhet të përjetojë ankthin e aktivizimit tek inferiorët për edicionin e ardhshëm. Ali Sowe është shpallur golashënuesi më i mirë me 21 gola, i ndjekur nga Guri me 20, ndërkohë që podiumin e plotëson Reginaldo me 18 gola.

Bukuria e këtij edicioni pa diskutim është dyshja Guri-Abazaj, lojtarë të cilët i sollën përfitime të mëdha në aspektin financiar skuadrave të tyre me transferimet drejt Belgjikës. Edhe për ta në aspektin individual ka qenë një sezon i mrekullueshëm, pasi tashmë janë pjesë e Kombëtares Shqiptare.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...