Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Superiorja në start, 3 për titullin dhe garë e fortë për Europën

Sezoni i ri në futbollin shqiptar pritet të dhurojë një garë të ethshme ashtu si në edicionet e fundit. Ecuria e Skënderbeut në Europa League ka bindur të gjithë se korcarët janë skuadra për tu mundur, edhe pse Kukësi kampion këtë vit ka bërë investime të mëdha. Sigurisht që gara për titull pritet të jetë një luftë treshe, pasi në garë është edhe Partizani. Në prezantimin e tij, trajneri Mark Juliano ka bërë të ditur se këtë sezon synohet rikthimi i trofeut në kryeqytet, cka bën që në start të jenë 3 skuadra pretendente për trofeun. Dhe nuk është rastësi që të jenë të njëjtat skuadra që garuan deri në fund edhe sezonin e kaluar.

Tashmë është bërë traditë që pas ekipeve që synojnë titullin, pjesa tjetër të synojë të jetë në garë për vendin e 4, me pretendimin për të sulmuar europën nëpërmjet kampionatit. Flamurtari ka pësuar shumë ndryshime, me trajnerin Shpëtim Duro që ka ndërtuar skuadrën sipas ideve të veta. Sigurisht emri dhe tradita në futboll është dicka me vlerë dhe vlonjatët në këtë aspekt janë të avantazhuar. Gjithashtu edhe Vllaznia është përmirësuar ndjeshëm, duke afruar lojtarë që e njohin kampionatin dhe ndryshe nga edicionet e fundit synon të garojë për europën.

Të njëjtin objektiv ka edhe Teuta që nën drejtimin e Maganit synon të përsërisë ecurinë e jashtëzakonshme të dy sezoneve të kaluara. Pa shumë zhurmë Laci gjithashtu po ndërton një ekip solid, duke i besuar eksperiencës së Stavri Nicës, por edhe elementëve cilësorë teksa bie në sy goditja e merkatos me afrimin e Reginaldos, ish sulmuesi i Luftëtarit. Gjirokastritët që befasuan sezonin e kaluar janë një pikëpyetje më vete, pasi kanë ndryshuar stafin teknik duke lejuar edhe largimin e disa titullarëve.

Mbijetesa nuk duket të jetë problem për gjirokastritët por vështirë që të përsërisin ecurinë e edicionit të shkuar. Shumë ndryshe janë ambiciet e dy skaudrave të rikthyera në superiore, pasi Kamza ka shfaqur si objektiv të jetë në 6 të parat e kampionatit, ndërsa Lushnja synon mbijetesën. Sigurisht që objektivat në kampionat janë të lidhura edhe me ecurinë në Kupën e Shqipërisë, pasi nëse trofeun e fiton një nga skuadrat që renditet në 3 vendet e para, atëhere gara për vendin e 4 ka vlerë të madhe dhe pritet që ti japë më shumë bukuri kampionatit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...