Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Superiore, sa shumë përplasje ish-ësh në javën e tetë!

Java 8 e Kategorisë Superiore mund të konsiderohet më e vecanta për faktin se do të kemi shumë përballje ish-ësh. Në 5 takimet e kësaj jave, vetëm Skënderbeu-Luftëtari bën përjashtim, duke qenë se në përbërjen e të dyja skuadrave nuk ka asnjë lojtar apo trajner që të ketë luajtur në të kaluarën me ekipin kundërshtar. Vëmendja është tek rikthimi i Ernest Gjokës në “Zeqir Ymeri”, stadiumi që i dha emocionet e titullit të parë në karrierë. Ironia e fatit e do që në transfertën e parë me Vllazninë, Gjoka të zbresë si kundërshtar, ndërkohë që duhet parë pritja që do t’i rezervojnë tifozët, të cilët dolën haptazi kundër presidencës për shkarkimin e tij. Sfidë e vecantë mund të konsiderohet edhe për Hasanin, apo për Gurin, Bakajn e Shtubinën te vendasit. Në “Selman Stërmasi” luhet Partizani – Flamurtari, një ndeshje e vecantë për protagonistët kryesorë të të dy ekipeve. Te të kuqtë, qendërmbrojtësi Gëzim Krasniqi ka luajtur 11 ndeshje në gjysmën e parë të sezonit 2014-2015 me vlonjatët, ndërsa Progni ka qënë titullar i padiskutueshëm te “kuqezinjtë” për dy sezone e gjysmë, duke shënuar edhe 14 gola. Te Flamurtari ish-i më i madh është trajneri Shpëtim Duro, që te Partizani ka kaluar karrierën e tij si futbollist dhe më së shumti si trajner. Përballja me të kuqtë për të është gjithmonë një sfidë e vecantë dhe e ngarkuar me emocione. Ditmar Bicaj dhe Emiliano Musta vijnë gjithashtu me statusin e ish-it, duke qënë se kanë luajtur më parë me kryeqytetasit. Te Laci – Kamza përballë ish-skuadrave të tyre janë Eglentin Gjoni për kurbinasit dhe Argjend Mustafa e Alfred Zefi për miqtë. Plot 5 futbollistë që kanë luajtur më parë me Teutën janë në radhët e Lushnjës. Marku, Prenci, Magani, Koreshi dhe Pepa kanë qenë në të shkuarën pjesë e “Djemeve të Detit”, madje sulmuesi sezonin e tij më të mirë në karrierë e ka pikërisht me Teutën në edicionin 2010-2011, kur realizoi 13 gola. Te durrsakët nuk ka asnjë ish-futbollist të Lushnjës, por kjo sfidë është e vecantë për trajnerin Gugash Magani, pasi do të përballet në fushë me djalin e tij më të madh, Endri Maganin.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...