Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Superiore, jo vetëm Bushic e Bakaj për “Këpucën e Artë” (Video)

Bakaj dhe Busic vijojnë të jenë goleadorët e kampionatit, duke justifikuar besimin e dhënë ndaj tyre. Dueli i golave vijon në distancë midis dy njohjeve të vjetra të Superiores, pavarësisht se këtë edicion vëmendja shkon tek afrimet e reja si Alijev, Sowe apo edhe Reginaldo. Kroati nuk arriti të shkonte tek rrjeta në sfidën ndaj Kamzës, ndërkohë që sulmuesi nga kryeqyteti e gjeti dy herë golin në transfertën e Gjirokastrës, duke bërë që për momentin të marrë i vetëm kreun e klasifikimit me 6 gola. 30-vjecari i Kukësit ka shënuar gjysmat e golave nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që kroati i Flamurtarit i ka shënuar të 5 golat në aksion. Të dy do të përballen në duelin direkt në sfidën e vlefshme për javën e 9-të të Kategorisë Superiore. Pavarësisht shkëputjes së momentit të dyshes Bakaj-Busic, në garë po hyjnë edhe emrat që priteshin. Reginaldo i Lacit, Racic i Kamzës dhe Alijev i Kukësit janë aty, në kuotën e 3 golave të realizuar. 3 qendërsulmues që vijnë pas një periudhe jo të mirë. Sulmuesi i Lacit dhe ai i Kamzës vijnë nga dëmtimet, ndërkohë që azeri i Kukësit kërkon kohë për t’u përshtatur me kampionatin. Te Skënderbeu goleadori është mesfushori Sabien Lilaj, pavarësisht se pritshmëritë për realizimet janë te sulmuesi nga Gambia Sowe. Duke parë kaq shumë emra sulmuesish, pritet që ky edicion të dhurojë një garë të fortë për “Këpucën e Artë”, aq sa është e vështirë, në këtë moment, të vendosësh një emër pretendent për të fituar këtë titull individual.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...