Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Super Rashford “djeg” Liverpoolin, Man.United fiton derbin e Anglisë

Derbi Anglisë është i Manchester United. Djajtë e Kuq mposhtën 2-1 Liverpoolin në sfidën më të ndierë të Premier Leagues, duke blinduar vendin e 2-të në renditje. Në Old Trafford fesutan vendasit për meritë të talentit Markus Rashford i cili realizoi një dygolësh fantastik në harkun e pak minutave. Liverpooli kishte kontrollin e lojës për pjesën më të madhe të kohës, por United bëri gjithçka në mënyrë perfekte në ato pak shanse që pati duke i shkaktuar Jurgen Kloppit humbjen e parë ndaj një skuadre të madhe që nga momenti që ka mbrritur në ishull. Trajneri gjerman në sfidat me United kishte regjistruar vetëm barazime duke mos fituar asnjëherë ndërkohë që tashmë pësoi edhe humbjen e parë. Në minutën e 14-të një top i gjatë i De Geas gjeti kokën e Lukakut i cili i serviri Rashfordit topin e golit të avantazhit, me sulmuesin e kombëtares angleze që dehu me lëvizjen e tij, mbrojtësin e miqëve Alexander Arnold me dhe më pas me një goditje të bukur nuk i dha asnjë shans portierit Loris Karius. Në të 27-ën skena ishte sërish e gjitha për Rashford që u gjend në vendin dhe në kohën e duhur për t’i çuar shifrat në 2-0. Kaq për United në këtë supersfidë sepse më pas ndeshja u dominua e gjitha nga Liverpooli. Autogoli i Eric Bailey-it në të 66-ën rihapi sfidën por edhe pse mes drithërimash, Red Devils arritën ta ruanin deri në fund epërsinë duke marrë një fitore me shumë vlera në garën për vendin e 2-të në Premier League.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...