Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Tatimorët holandezë ‘shënjestrojnë’ Mino Raiolën

I vlerësuar nga Forbes me një pasuri prej 160 milionë eurosh, super-agjenti italian Mino Raiola, i cili menaxhon yjet e futbollit botëror ka përfunduar nën lupën e autoriteteve tatimore holandeze, aty ku së fundmi ka kryer aktivitetin e tij, duke ngjallur edhe dyshimin e tatimorëve. Ashtu siç publikon tabloidi ‘Il Fatto Quotdiano’, hetimi tatimor kërkon të hedhë dritë mbi të gjitha transferimet që janë kryer prej tij në rolin e ndërmjetësit përgjatë viteve 2014 -2017 dhe që në total arrin një shifër prej 437 milionë dollarëve.

Autoritete fiskale të Holandës do të kryejnë hetime mbi llogaritë bankare të Mino Raiolas, që janë aktive në Montecarlo aty ku dhe jeton. Hetimi ka marrë shkas edhe nga afrimi i Super agjentit dhe kryerjen e shumë veprimeve me një studio të njohur ligjore Maguire Tax&Legal, me bazë në Holandë, por që operon gjerësisht në vendet e ulëta, me të cilin Raiola mendohet të ketë kryer disa tratativa. Agjenti i Pogbas, Ibrahimoviç Balotelli, Donnarummës etj gjithsesi ka mohuar gjithçka.

“Nuk kam asnjë lloj lidhjeje me këtë studio ligjore, qëllon që të jem mik me pronarin e saj, por vetëm kaq. Kësaj studioje i janë drejtuar disa prej lojtarëve të mi, por pa i detyruar unë. Kështu qëndrojnë gjërat, për më tepër mund të them se kam vepruar gjithnjë konform ligjit dhe rregullave”, u shpreh Raiola.

Gjithsesi, duhet thënë se bëhet fjalë për një hetim administrativ dhe jo penal për natyrën e pagesave që janë bërë nga klubet për transferimet e lojtarëve që menaxhoheshin nga Raiola dhe disa agjentë të tjerë që operojnë në botën e futbollit. Mes transferimeve që do të hetohen, përfshihet edhe kalimi i Mario Balotellit nga Milani tek Liverpooli në vitin 2014 për 16 milionë euro.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...