Federata Shqiptare e Futbollit, pasi u konsultua me të dy klubet, në shqyrtim të kërkesës së kuqebluve, ka pranuar të shtyjë takimin Luftëtari – Vllaznia për të dielën në orën 14:00.
Kjo përballje ishte parashikuar të zhvillohej të shtunën, por ngjarja e rëndë ku u sulmua me thikë trajneri Ernest Gjoka i detyroi shkodranët që të kërkonin shtyrjen e takimin, pasi ishte e pamundur që ajo të përgatitej normalisht në kushtet e tronditjes së thellë, jo vetëm të trajnerit, por edhe të pjesëtarëve të tjerë të Vllaznisë dhe opinionit publik, sidomos në Shkodër.