Kategoria Superiore

Sulmi i përgjigjet thirrjes së Dajës, i bën 4 gola Lushnjës

Pas ndeshjes më Laçin, trajneri i Skënderbeut Ilir Daja i bëri apel sulmuesve që të shënojnë më shumë dhe të mbyllin ndeshjet. U tha, u bë! Ndaj Lushnjës, sulmuesit korçarë gjejnë rrjetën plot 4 herë dhe i japin fitoren 4-1 Skënderbeut.

Afrim Taku shënoi dy herë në pjesën e parë, ndërsa një ish i Skënderbeut, Fation Sefa barazoi përkohësisht shifrat. Në pjesën e dytë shënoi fillimisht Sowe dhe më pas Xhejms, vulosi shifrat finale 4-1.

Me këtë fitore Skënderbeu vijon të kryesojë i qetë, me 16 pikë në 6 javë, ndërsa tani mund të përqendrohet te sfida e të enjtes ndaj Partizan Beogradit, për Europa league.

To Top