Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Sulmi i Lazios për rekord, vetëm Man. City e PSG shënojnë më tepër

Lazio është shndërruar në sinonim të futbollit të bukur dhe golave. E konfirmojnë edhe shifrat pas pesë rrjetave të realizuara në portën e Chievos. Sulmi i skuadrës së Inzaghit është vërtet i shkëlqyer: më i miri në Serinë A dhe i treti në Europë. Me 53 gola të realizuar deri në këtë pjesë të sezonit, ku 20 prej tyre mbajnë firmën e Ciro Immobiles, bardhekaltërit kanë lënë pas edhe disa prej skuadrave më të mëdha në kontinent: nga Barcelona e Reali i Madridit, për të vazhduar me Manchester United dhe Bayern Munchen. Në Itali, Lazio ka realizuar 4 gola më tepër se Juventusi, 8 më shumë se Napoli kryesues, ndërsa diferenca rritet përballë Romës, 13, dhe 18 gola më tepër se Interi. Në skuadrën e ndërtuar nga gjeniu Igli Tare shënojnë të gjithë. 14 lojtarë kanë gjetur rrugën e rrjetës. 10 gola janë realizuar nga mbrojtësit, duke vendosur një rekord. Lazio është në podium në renditjen e skuadrave që shënojnë më tepër në kontinent. Në krye të klasifikimit special qëndron Manchester City i Pep Guardiolës me 70 gola në 24 javë të luajtura në Premier League, ndërsa në vendin e dytë është Paris Saint Germain me 67 gola në 21 ndeshje.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...