Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Sukaj drejt rikthimit te Vllaznia, garant del kapiteni Lika

Xhevahir Sukaj prishi kontratën e tij te Partizani dhe është në kërkim të një klubi të ri, me Vllazninë që është në pole për ta rikthyer në Shkodër pas më tepër se 6 vitesh.

Skuadra e Gjokës ka probleme në sulm dhe shpesh ka vuajtur mungesën e finalizimit dhe tani me Sukajn kërkojnë të afrojnë sulmuesin e shumëkërkuar, që nga koha e Armando Cungut.

Nga ana tjetër, vetë sulmuesi është në pritje të një oferte nga jashtë, ndërsa duket se në Shqipëri do të zgjedhë vetëm Vllazninë. Këtë e garanton edhe kapiteni shkodranëve, Gilman Lika, që është edhe një nga miqtë më të afërt të Sukajt.

“Një sulmues si Sukaj do të na bënte shumë punë dhe kam besim se ai do vijë te Vllaznia. Për këtë afrim po punojnë të gjithë drejtuesit e klubit, duke filluar që nga kryetarja e Bashkisë, ndërsa edhe unë kam pasur kontakte të vazhdueshme. Sukaj nuk është shprehur ende, për faktin se menaxheri I tij pret përgjigje nga një klub i huaj, por për në Shqipëri, ai do luajë vetëm për Vllazninë”, është shprehur Gilman Lika.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...