Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Sukaj–Ribaj, Vllaznia me sulm eficient në spritnin final

Vllaznia shkon në sprintin final të sezonit në gjendjen më të mirë të mundshme, pasi trajneri Ernest Gjoka ka në dispozicion të plotë grupin dhe në një gjendje fizike dhe psikologjike të jashtëzakonshme. Kuqeblutë, më në fund, duket se kanë rigjetur sulmuesin pas disa sezonesh vuajtje. Dhe jo një, por dy goleadorë të skuadrës së drejtuar nga Ernest Gjoka gëzojnë formën optimale. Pa u ndier Xhevahir Sukaj, që është kthyer në simbolin e tifozërisë vendase, ka shkuar në kuotën e 8 golave dhe me ritmin aktual nuk është çudi që në javët e fundit të jetë një pretendent për Këpucën e Artë.

30-vjeçari e ka kthyer në modë që kur shënon në një ndeshje për Vllazninë ta bëjë me dy realizime, pasi ndaj Lushnjës është 2-golëshi i 3-të sezonal me shkodranët, dy herë ndaj Lushnjës dhe një herë ndaj Flamurtarit. Në mungesë të tij repartin e avancuar e ka udhëhequr vlonjati Andi Ribaj, që ka shënuar 4 gola këtë edicion, realizime me peshë që kanë ndihmuar Vllazninë në marrjen e rezutlateve pozitive. Sa herë që ish-sulmuesi i Apolonisë ka shënuar, Vllaznia ka marë pikët e plota dhe ky është një tjetër tregues pozitiv për shkodranët.

Jo më kot “timonieri” i kuqebluve në sfidën e fundjavës së shkuar vendosi të luajë me dy sulmues, duke preferuar që nga minuta e parë Sukajn dhe Ribajn, një zgjedhje që rezultoi e goditur. “Xhevo” shënoi dy herë (goli i dytë ishte një eurogol) dhe në mës të tyre erdhi realizimi i vlonjatit Ribaj. Me këtë formë Vllaznia shkon me e qetë në sprintin final të sezonit, pasi golat janë të garantuar.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...