Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Stuttgart dhe Werder fitore mbijetese, Rashica ulet në stol

Efekti Korkutm, duket se ka dhënë rezultate për Stuttgartin. Ish-lojtari i përfaqësueses turke, i emëruar në krye të stolit vetëm përpara pak ditëve, arriti suksesin e parë në shtëpi. Ginczek realizoi golin e fitores në sfidën me Borussia Moenchengladbach, duke bërë që pas barazimit 1-1 në transfertën e Wolfsburgut gjatë fundjavës së kaluar, trajneri i ri të debutonte me fitore përballë tifozëve të tij.

Kjo ishte fitorja e 5-të e Stuttgart-it në kampionat, prej Tetorit të kaluar, me skuadrën që mbetet në vendin e 14-të në renditje dhe vazhdon të luftojë për mbijetesë. Në anën tjetër, me humbjen e 3-të radhazi, Moenchengladbach zbret në vendin e 10 në renditje, pavarësisht se së bashku me Hoffenheim-in janë skuadrat e vetme që në këtë sezon kanë mposhtur kryesuesit e Bayern Munich.

Milot Rashica e ndoqi nga stoli duelin për mbijetesë që Werder Bremen fitoi 3-1 përballë Wolfsburg. Pas avantazhit të shpejtë me Augustinsson, vendasit dyfishuan shifrat përpara pushimit ndërmjet pjesëve me Kainz. Wolfsburgu arriti të shkurtonte shifrat me Paul Verhaegh, që gaboi nga 11-metrat, por arriti të shtynte në rrjetë topin e kthyer nga portieri.

Megjithatë, në momentin kur dukej se sfida u rihap, Kainz realizoi edhe golin e tretë për Werder Bremen, i dyti personal për mesfushorin austriak në këtë sfidë, duke bërë që skuadra e tij ta ngushtojë në vetëm 1 pikë diferencën me “ujqërit”, në garën për të evituar rënien nga elita e futbollit gjerman.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...