Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Strakosha në formacionin e talenteve, lë jashtë Donnarummën

Sezoni fantastik dhe pritjet e shkëlqyera gjatë kampionatit që u mbyll e konfirmuan Thomas Strakoshën si portierin titullar te Lazio. Pas mbylljes së edicionit është koha e bilanceve, me yllin shqiptar që me të drejtë është përfshirë në formacionin më të mirë të talenteve të Serisë A.

Faqja e specializuar për statistikat, “Opta” publikoi 11 lojtarët më të mirë të moshës deri në 23 vjeç, bazuar në vlerësimet e tyre për ndeshjet e luajtura në elitën e futbollit italian.

Në formacionin ideal, ku ndodhen dy yje të Lazios, të zbuluar nga drejtori sportiv, Igli Tare, Strakosha është portieri titullar. Mbrojtja përbëhet nga Milenkoviç i Fiorentinës, Skriniar i Interit dhe dyshja e Milanit, Romagnoli dhe Calabria.

Në treshen e mesfushës janë rreshtuar Milinkoviç-Saviç i Lazios, Torreira i Sampdorias dhe Pellegrini i Romës. Në sulm, Knownacki i Sampdorias dhe Under i Romës janë në mbështetje të Cutrones së Milanit.

Me përfshirjen në formacionin ideal për lojtarët deri në 23 vjeç, Thomas Strakosha la jashtë talentin e Milanit dhe përfaqësueses italiane, Gianluigi Donnarumma.

Statistikat ishin të gjitha në favor të gardianit kuqezi, që në këtë sezon ka qenë titullar në të 38 javët e Serisë A, duke pësuar vetëm 49 gola, ndërsa me pritjet e tij ka qenë vendimtar në ecurinë e shkëlqyer të Lazios.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...