Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Strakosha i bindur: Unë nuk pësoj gol, Lazio e kalon Steauan

Thomas Strakosha beson verbërisht te kualifikimi i Lazios në raundin e 1/8-ave të Europa League. Portieri i kombëtares shqiptare është i sigurt se bardhekaltrit e Simone Inzaghit do të arrinë të përmbysin humbjen 1-0 të ndeshjes së parë që pësuan në Bukuresht ndaj Steauas.

“ Jam i qetë ashtu si e gjitha skuadra. E dimë që jemi një skuadër shumë e fortë. Të enjten duhet të zbresim në fushë të përqëndruar dhe nëse japim 100% tonë jam i sigurtë që do ta kalojmë turin”.

Trajneri Simone Inzaghi në konferencën për shtyp përpara sfidës u shpreh se Lazio nuk duhet të pësojë gol ndaj Steauas në Olimpico dhe ai që duhet të mbajë portën të paprekur është pikërisht Strakosha.

“ Ne nuk duam të pësojmë gol dhe e gjitha skuadra do të bëjë më të mirën në mënyrë që unë të mos pësoj. Ekziston pak nervozizëm në skuadër përpara kësaj sfide, por të enjten duam të shfaqim të gjithë grintën tonë në fushë, pasi Europa League është një kompeticion shumë i rëndësishëm për ne”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...