Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Stivi Frashëri firmos për 2 vjet me Kukësin

Pasi  mbajti në skuadër Enea Kolicin duke e blinduar portierin pogradecar me një kontratë të re, Kukësi ka bërë një tjetër goditje për portën pasi ka arritur marrëveshjen me Stivi Frashërin. Ish portieri i Flamurtarit ka firmosur për 2 vite me kampionët e Shqipërisë duke pranuar të jetë zëvendësi i  Enea Kolicit njeriut që me pritjet e tij fantastike sezonin e kaluar udhëhoqi verilindorët drejt fitimit të titullit të parë kampion në historinë e klubit. Me afrimin e Stivit Frashërit, Kukësi tashmë do të ketë dy portierë të nivelit të lartë dhe e ka të sigurtë portën për sezonin e ri.

26-vjecari Frashëri në karrierën e tij ka luajtur me disa skuadra të njohura. Hapat e parë në karrierë gardiani korcar i ka hedhur te Bylis ku ka luajtur për 4 sezone nga 2010-ta në 2014-tën, ndërsa më pas ai bëri lëvizjen e madhe në karrierë duke u transferuar te Tirana. Me bardheblutë Frashëri u aktivizua për një sezon e gjysmë për tu rikthyer sërish te Bylis. Në sezonin e fundit Frashëri ishte pjesë Flamurtarit duke mbrojtuar ngjyrat e skuadrës vlonjate në 11 ndeshje të kampionatit. Tashmë për të nis një aventurë e re te skuadra kampione Kukësi.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...