Premier League

Sterling shtyn rinovimin me City-n, Reali gati të përfitojë

E ardhmja e Raheem Sterling mbetet e paqartë. Sipas tabolidit britanik Daily Mirror, sulmuesi i Manchester City-t ka vënë në dyshim rinovimin e kontratës me skuadrën që drejtohet nga Pep Guardiola. Të paktën deri në përfundim të Botërorit talenti anglez nuk ka ndërmend të hedhë ndonjë hap konkret. 22-vjeçari është i bindur se një paraqitje e mirë në eventin më të rëndësishëm futbollistik të vitit të adhshëm do t’ia rritë edhe më shumë vlerën e për rrjedhojë do të ketë mundësi të tjera zgjedhjeje. Nga kjo situatë mund të përfitojë Reali i Madridit, që prej kohësh ka shfaqur interes për ish-futbollistin e Liverpoolit.

To Top