Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Start me ‘malore’ për Oddon, por në Udine besojnë

Massimo Oddo është emëruar trajner i Udineses në fillim të kësaj jave, ku ka zëvendësuar pikërisht Gigi Del Nerin, por duket se aventura e tij do të fillojë menjëherë me një ‘malore’ të fortë.

Udinese do të presë nesër në ‘Friuli’, kryesuesit e Serisë A, Napolin, që po luan një futboll fantastik, kohët e fundit. Këtë e pranon edhe vetë Oddo, që shprehet se skuadra e Sarrit është një prej më të fortave në botë dhe luan një futboll shumë të shpejtë.

“Presim një prej skuadrave më të forta në botë, që luan një futboll shumë të shpejtë dhe është e vështirë për t’u përballuar. Gjithsesi, ne jemi gati dhe do të kërkojmë maksimumin. Edhe nëse Napoli fiton, e sigurt është që do t’i duhet të djersijë shumë për këtë. Kam vërtetë respekt e vlerësim për skuadrën e Sarrit, por çdo ekip e ka një pikë të dobët. Nesër do të hedh në fushë formacionin më të mirë dhe kam besim se në fund të 90-minutëshit, do të dalim të pamposhtur”, tha trajneri i ri i Udineses, Massimo Oddo.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...