Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Starova në kërkim të fitores së parë, për të mos rrezikuar mbijetesën e Feronikelit

Java e 31-të në Vala Superligën e Kosovës hapet me një ndeshje shumë interesante. Në Skënderaj Drenica vendase pret Feronikelin në një sfidë që mund të mbajë në valle të dyja skuadrat në garën për vendin e tretë por gjithashtu mund t’u japë sigurinë për të mbajtur larg Vëllaznimin dhe për të mos ndjerë rrezikun e play-outit. Sulejaman Starova në 7 takime në stolin e skuadrës nga Drenasi ka arritur të regjistrojë 6 barazime dhe 1 humbje. Asnjë fitore deri tani për ish teknikun e Partizanit te Feronikeli me Starovën që do të kërkojë sot fitoren e parë, por misioni për të mposhtur Drenicën në Skenderaj do të jetë shumë i vështirë për bardhejeshilët të cilët janë parakaluar sëfundmi nga Drenica në renditje, me skuadrën nga Skënderaj që pozicionohet në vendin e 6-të, me 2 pikë më shumë se Feronikeli që me një humbje sot do të rrezikonte shumë të përfshihej në garën për mbijetesë. 5 përballjet e fundit direkte flasin në favor të Feronikelit që ka fituar 3 ka barazuar 1 dhe ka humbur 1. Por ndeshjet jashtë fushe janë pika e dobët e skuadrës nga Drenasi që në 14 ndeshje në këtë sezon larg shtëpisë ka marë vetëm 2 fitore. Drenica-Feronikeli do të nisë në orën 16:00 dhe do të transmetohet drejtëpërdrejtë në Supersport 6.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...